Aktuale

Lekaj: Serbia arrestoi një zyrtar policor-pse po hesht shteti?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj gjatë seancës plenare ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverise të Kosovës duke shprehur së të gjithë kanë frikë të marrin përgjegjësi e të reagojnë për arrestimin e zyrtarit të policisë nga Policia e Serbisë,shkruan Gazeta Express.

“Sot u arrestuar një zyrtar i policisë por askush nuk po jep reagim. A jemi shtet a s’jemi? Nuk e njoh personalisht por eshte zyrtar i larte i policise e ju ketu vini e mashtroni që në Kosovë se kemi shtet. Po çfarë shteti bre, kur askush nuk e merr përgjegjësine për të dhënë një sqarim.”tha Lekaj.