Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për tu ankuar për mungesën e energjisë elektrike.
Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që nuk e ka mbajtur premtimin për 24 orë rrymë, raporton lajmi.net
Madje Lekaj ka kërkuar që edhe kontrata me KEDS-in të ndërprehet.
“Ked’s me siguri jeni tuj punu në permisimin e rrjetit, ku mbeti premtimi i Qeverisë 24 orë me drita, a spo ju vjen marre ne kete kohe Qytetaret e Kosovës pa Rrymë? Turp, Turp, Turp. Duhet urgjentisht te nderpritet kontrata me Kedsin”, ka shkruar Pal Lekaj në facebook.