Aktuale

Lekaj kërkoi ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj pas përfundimit të diskutimeve në seancën e jashtëzakonshme tw Kuvendit për ndalimin e Ramush Haradinjat në Francë, kërkoi që në rezolutë të kwrkohet ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.

Ai theksoi se kjo kërkesë del në bazë të fjalimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku nga 80 për qind e fjalëve të tyre dominoi kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve, raporton KosovaPress.

“Qeveria  e Kosovës duhet ta thotë fjalën të vetën, por dhe ne si Parlament të kërkojmë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë”, tha Lekaj dhe kërkoi që të shkohet në një pauzë për harmonizimin e një rezolute të përbashkët.

Kurse kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi që të nxirret një rezolutë e përbashkët dhe që të ketë kujdes në ruajtjen e raporteve të mira me Francën./KosovaPress/