Aktuale

Lekaj: Imazhi i Mustafës është shkatërruar, tashmë duket si klloun

Shefi i grupit parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Kryeministri i vendit, Isa Mustafa është shëndrruar në një kolun politik. Sipas Lekaj tashmë nuk ka kohë që Mustafa të ndryshojë situatën dhe ka nënvizuar se imazhi i tij është shkatërruar plotësisht. zyrati i AAK’së ka përmendur edhe zgjedhjet si një opsion ndryshimi,shkruan Gazeta Express.

Ai me anë të një komunikate për media ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa, duke thënë se imazhi i tij poltiko-social është shkatërruar duke u bërë një kllouni politik.

Lexoni komunikatën e plotë të AAK-së:

Kryeministri që është bërë vetëm një klloun politik!

Nëse deri tani ky kryeministër, kishte ndonjë mundësi të vogël për rikuperim dhe korrigjim të gabimeve të tij, tani kur de-facto ka filluar numrimi së prapthi, për zgjedhjet e parakohshme, imazhi politiko-social i Isa Mustafës është shkatërruar përfundimisht, duke fituar dimensionet e nje kllouni politik.

Pa qenë e nevojshme të përsërisim ato që tashmë i dijmë të gjithë në Kosovë, kryeministri i zënë ngushtë e i rrethuar nga të gjitha anët me dështime, u hodh përsëri në sulm të paprincip dhe të pamoralshëm kundër AAK-së.

Këto sulme, Isa Mustafa i motivon kinse me mbrojtjen e lirisë së qytetarëve, me tendencë që të manipulojë mendjet e tyre, duke thënë se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por është opozita, konkretisht AAK’ja ajo që duke mos e miratuar demarkacionin, po e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

A miratojnë partitë politike marrëveshje ndërkombëtare, e ligje shtetërore? Jo, zotëri Kryeministër, tani kemi institucione, të cilat ju bashkë me partnerin tuaj, po i përçudnoni, e i keni bërë inegzsitente përballë shumë zhvillimeve jetike për qytetarët e Kosovës.

Liria e lëvizjes, e integrimet në BE, po i pamundësonin ju, me pafuqinë tuaj për të bërë me të mirën, për një shtet të qëndrueshëm e të zhvilluar nga ku s’do të kishin pse të iknin shtetasit tonë, me mijëra.

Gjithësesi, në tërë këtë cinizëm neokomunist, njeriu që po shkon drejt fundit është pikërisht Isa Mustafa dhe skota e tij e tërbuar nga humbja e mbështetjes dhe i etur njëkohësisht, për të qëndruar në pushtet, për para dhe karrige. Prandaj na është vërsulur natën, si i çmendur duke e sulmuar AAK-në dhe qytetarët, vetëm pse nuk lejuam e nuk do të lejojmë të bëhet pazare me tokën tonë, me integritetin e sovranitetin e kësaj toke.

Në misionin për të mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, jemi të pa kompromis!