Personat që përballen me diabet duhet të bëjnë kujdes me konsumimin e sheqerit pasi që rrezikojnë të shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Përsonat me diabet duhet të limitojnë nivelin e konsumimit të karbohidrateve ndërkaq sheqeri përmban karbohidrate gjë që e bënë të papërshtatshëm për personat me diabet, transmeton Indeksonline.
Por, a lejohet përdorimi i mjaltit nga diabetikët duke ditur përfitimet e majltit për shëndetin e përgjithshëm?
Edhe mjalti përmban karbohidrate mirëpo përdorimi i mjaltiti të papërpunuar apo mjaltë të freskët në sasi të vogla nuk paraqet dëm.
Kurse, mjalti që blihet në treg, në të shumtën e rasteve procesohet dhe humb vetitë orgjininale ushqyes plus kësaj, përmban më shumë karbohidrate dhe një i tillë nuk preferohet të konsumohet nga personat që përballen me diabet./Indeksonline/