ShowBiz

Ledri Vula pjesë e tubimeve elektorale

Fushatat zgjedhore të partive politike sjellin në skenë shumë këngëtar.

Në tubimet elektorale të partive politike shumë shpesh elektorati argëtohet nga këngëtarë të ndryshëm, shkruan arbresh.info.

Dikur ikonat e tubimeve elektorale ishin Adelina Ismaili për LDK-në dhe Leonora Jakupi për PDK-në.

Mirëpo sot shumë këngëtarë janë pjesë e fushatave. Dje në fushatën përmbyllëse të LDK-së në Gjilan ishte këngëtarja Adelina Ismaili ajo e cila argëtoi publikun gjilanas.

E për këto zgjedhje edhe këngëtari, Ledri ishte ai i cili u përfshi. E për dallim nga këngëtarët e tjerë të cilët janë simbol i një partie. Ledri ishte pjesë e koncerteve të LDK-së dhe PDK-së./arbresh.info/