Ledri Vula ka marrë masat mbrojtëse.
Virusi Covid-19 ka prekur shumë vende të botër por për fatin e mirë Kosova hyn në listën e pak vendeve që deri më tani i ka shpëtuar kësaj fatkeqësie, shkruan lajmi.net.
Megjithatë masat mbrojtëse kanë filluar të merren edhe tek ne. E emrat e njohur të estradës duke pasur parasysh se udhëtojnë në vende të ndryshme, e kanë marrë me më shumë seriozitet mbrojtjen.
Ledri Vula e ka bërë një postim në të cilin shihet me maskë në fytyrë. Kujtojmë se disa prej emrave të estradës u janë anuluar edhe koncertet, disa prej tyre e kanë pasur fatin ti përfundojnë datat ndërsa të tjerët po vazhdojnë ti mbajnë mbrëmjet muzikore normalisht./Lajmi.net/
