Padyshim që është një nga reperët më të talentuar dhe më të kërkuar në të gjitha trevat shqiptare.
Ledri Vula njihet për hitet e shumta që i ka falur publikut, ndërsa shquhet për stilin unik që e karakterizon, shkruan Indeksonline.
Ledri përveç reper i pëlqyer, ai është i pëlqyer tej mase edhe për fizikun e tij. Së fundmi përmes rrjetit të tij social Instagram, ai ka treguar që kujdeset për trupin.
Reperi ka postuar një fotografi ku shihet nga palestra me dy trajnerët e tij, ndërsa ka shkruar:
“Kur don me ik prej treningut e stlojn trenerat pa i bo edhe 600 copa bark”./Indeksonline/