ShowBiz

Ledri dhe Sara në Ulqin me familjen e Dua Lipës

Familja e Dua Lipës kanë vendosur që disa ditë pushimi të kësaj vere t’i kalojnë në Ulqin. E në Ulqin kanë shkuar për disa ditë edhe çifti më i përfolur i momentit në estradë, Ledri Vula e Sara Hoxha. Ata janë takuar për të kaluar bashkë një mbrëmje.

Ledri bashkë me Sarën ka javë që po pushojnë në vende bregdetare.

Çifti, po shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit në postimet që po i ndajnë me ndjekësit në ‘Instagram‘, e pas thuajse gjithë verës që e kaluan në bregdetin shqiptar, është radha për Ulqinin.

Pushimeve të tyre iu janë bashkuar edhe familja e Dua Lipës, babai Dukagjini, nëna Anisa dhe vëllau i këngëtares, Gjini.

Ata janë bashkuar në Ulqin dhe kanë shkrepur një fotografi, të cilën vetë Ledri e ka publikuar në ‘Instagram‘./Gazeta Express/