Ledri Vula dhe Capital T kanë finalizuar projektin e ri muzikor, të cilët fansat e tyre e presin me padurim, shkruan lajmi.net.
Kënga është pjesë e albumit të ri të Capital T, “Skulpturë”, ndërsa dyshja bëjnë të ditur se do të lansohet të premten.
Këtë gjë e bëri të ditur vet Capo me anë të një postimi në Instagram, ku zbuluan se titulli i këngës është “DMP”.
“DMP X @ledrivula 🤪 të Premten në ora 17:00 🔥 #DMP #SKULPTURE“, shkruan reperi.