Ledion Liço ka zbuluar planet e verës, kjo pas publikimit të disa ditëve më parë të lajmit se ai dhe Sara Hoxha do të bëheshin së shpejti prindër të një djali.
Në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram ai tregon planet e verës. Siç duket në foto këto “plane” janë disa libra që lexojnë baballarët e rinj. Mesa duket kjo ka qenë në një mënyrë edhe përgjigja e Ledionit për Noizyn, i cili gjatë një koncerti të tij përmendi sërish emrin e Ledjonit pas ‘qejf mbetjeve’ që në spektaklin “Top Music Awords”.
