Batutat e tij në eventin ‘Top Awards’ nuk u pëlqyen nga mysafirët të cilët pasi parakaluan mbi tapetin e kuq, kishin zënë vendet e tyre aty ku vapa nuk ka munguar, shkruan lajmi.net.
E ftuar speciale, ka qenë edhe e dashura e tij, Sara, e cila thuhet se ka qenë e ulur në rreshtin e parë, për ta parë më afër në skenë Ledionin.
Ndërsa ky i fundit tregoi se di të jetë edhe romantik me një postim të një fotografie të asaj mbrëmje duke e komplimetuar në një mënyrë të veçantë.
“Nëse sensi im i humorit do të mund të arrinte bukurinë tëndë”, ka shkruar ai përkah kësaj fotografie./lajmi.net.