ShowBiz

Ledina Çelo ka gjetur çelësin për të qenë e lumtur!

Është një nga këngëtaret më seksi shqiptare dhe një fakt të tillë e dëshmon në çdo postim të saj.
Gjatë kësaj periudhe këngëtarja bukuroshe Ledina Çelo ndodhet së bashku me familjen e saj për pushime në Dubai, herë pas here ajo publikon foto ku shfaqet vetëm dhe me ta.

Si gjithnjë Ledina duket më në formë se kurrë ndërkohë që krahas fotove ka shkruar se çelësi i saj i suksesit është pikërisht pasja e fëmijëve.

Këngëtarja shqiptare është një nënë mjaft e përkushtuar për dy fëmijët e saj. Ata prej vitesh jetojnë në Gjermani./Gazeta Express/