Nusja më e përfolur e estradës, Learta Jakupi vetëm pak javë më parë u bë nënë për herë të parë.
Learta e Kushtrimi u bënë prindër të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Matin, transmeton Gazeta Express.
Ardhja në jetë e Matinit të vogël ka gëzuar të gjithë familjen Salihu.
Urime e dhurata të shumta ka marrë Learta për Matinin e vogël. Ndërkohë Learta si një nënë shumë e përkushtuar po kujdeset që djalin e saj ta mbajë larg medieve.
Por profili i saj në instagram është zbukuruar tani me imazhe të djalit, ndonëse ende nuk ka publikuar ndonjë fototgrafi ku shihet fytyra e vogëlushit.
Learta së fundmi ka publikuar një foto ku përsëri nuk i shihet fytyra djalit. Në këtë foto shihet vetë pak trupi i Matinit dhe një mbajtëse për biberon e cila ka shumë detaje si emrin e tij Matin, datën e lindjes, të duan Mami&Babi dhe një pjesë ku shkruan “MashaAllah”.
Kujtojmë se familja Salihu kanë organizuar një festë mirëseardhje për Leartën e Matinin./Gazeta Express/