Dje rreth orës 23:00, policia në Leposaviq ka arrestuar një person për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjeçare.
Policia ka njoftuar se i arrestuari disa herë ka keqpërdorur dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e moshës së mitur.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi e njëjta ka mbetur shtatzënë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/