Rajon & Botë

Le Pen: BE do të vdesë, sepse njerëzit nuk e duan më

Bashkimi Evropian do të vdesë sepse njerëzit nuk e duan më, ka thënë sot në një tubim liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.
Sipas saj, BE-ja do të zëvendësohet me “Evropën e Njerëzve”, transmeton Express.

“Bashkimi Evropian do të vdesë sepse njerëzit nuk e duan më,” tha Le Pen, fjalët e së cilës u priten me një duartrokitje të fortë.

“Do të ndryshojmë për një Evropë tjetër, ideja evropiane e dëmtuar nga federalistët do t’i japë përsëri energji vetes, do të riforcojë veten në një Evropë të njerëzve dhe kombeve,” ka thënë ajo./Express/