Kandidatja presidenciale franceze, Marine Le Pen, ka refuzuar të intervistohet nga policia në lidhje me akuzat se ka keqpërdorur fondet e BE-së.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Frontit Kombëtar, mohon akuzat duke i quajtur një komplot për të penguar fushatën e saj.
Të mërkurën, ndihmësi i zonjës Le Pen u vu nën hetim policor mbi pagesat në fjalë, raporton BBC.
Parlamenti Evropian pohon se më shumë se 300,000 euro të financimit të tij janë çuar dëm nga partia e zonjës Le Pen.