Aktuale

LDK’ja mohon të ketë pasur komision për krimet e luftës

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duket se e paska gjetur fajtorin se kush e krijoi Gjykatën Speciale.

Në një intervistë në emisionin “DPT Te Fidani”, në T7, Haxhiu, që votoi pro themelimit të Dhomave të Specializuara, tash akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Thotë se iniciatore për krijimin e këtij institucioni të drejtësisë ndërkombëtare është LDK-ja.

Edhe Gazeta Express pati raportuar para disa vitesh për këtë komision. Në shkrimet e gazetës thuhej se anëtarë të komisionit ishin Agim Krasniqi, Eqrem Kryeziu, Alush Gashi e Rexhep Gjergji.

Por një prej këtyre emrave e ka mohuar një gjë të tillë. Madje nuk ka qenë në njohuri as për ekzistimin e këtij komisioni.

E akuzat e Haxhiut për LDK-në i ka mohuar edhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu. Sipas tij nuk ka pasur asnjë arsye që LDK të merr një komision të tillë.

Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

the authorBurbuqe Metolli