Aktuale

LDK vendos nëse do ta votojë kryetarin e Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të diskutohet për zgjedhjet lokale dhe nëse do ta votojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në seancën e 3 gushtit, raporton KosovaPress.

Në seancën konstituive që do të mbahet më 3 gusht, do të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i cili post i takon PAN-it, por dy partitë Vetëvendosje dhe LDK, ende nuk kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre që do të mbajnë gjatë kësaj seance.