Aktuale

LDK shpreson për fitore në shumicën e komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë hapjen zyrtare të fushatës dhe ka prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se kandidatët e LDK-së do të fitojnë në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përfshirë edhe ato komuna ku deri më tash kjo parti nuk ishte në pushtet.

“Urojmë që së bashku të ecim rrugës së fitores. Ne gjithë jemi këtu në Prishtinë në kryeqytetin e Kosovës, në këtë sallë ku në vitin 2009 e kemi arritur fitoren më të madhe në Prishtinë. Më 22 tetor Haki Rugova do të rizgjidhet kryetar i Istogut, Agim Veliu do të rizgjidhet kryetar i Podujevës, Lutfi Haziri i Gjilanit, Gazmend Muhaxheri i Pejës, Imri Ahmeti në krye të Lipjanit, Burim Berisha në krye të Fushë Kosovës. Unë jam shumë i bindur që ata që nuk qeverisën, vetëm bënë propagandë. Ata do t’i çojë në shtëpi Arban Abrashi në Prishtinë. Prizreni do ta përmbyllë qeverisjen e keqe. Këtë do ta bëjë Hatim Baxhaku. Unë po ashtu jam tepër i bindur që njerëzit tonë do të bëjmë kthesë të fitores në Shtime, Rahovec, Malishevë e Klinë, Deçan e Junik”, ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa./kp