Aktuale

LDK pretendon t’i ketë fituar 15 komuna

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) synon t’i ketë fituar 15 komuna pas këtyre zgjedhjeve që përbëjnë më shumë se gjysmën e komunave të Kosovës. Kështu tha Lumir Abdixhiku, zëdhënës në Shtabin Zgjedhor në LDK.

Ai theksoi se janë në garë për balotazh në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren dhe në komunat tjera si në Vushtrri.

“Ne jemi të kënaqur me procesin zgjedhor që nga fillimi I ditës, edhe me pjesëmarrje të qytetarëve, edhe me vet procesin që ka shkuar, edhe në ragimin e institucioneve të tona në shkeljet që janë evdientuar. Ne gjatë gjithë kohës kemi paralajmëruar që Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë partia më e madhe në nivel vendi, kjo është konfirmuar edhe me rezultatet e para që po sillen nga vëzhguesit dhe komisionarët e LDK-së. Pra, kemi arrit t’i mbajmë dhe të jemi në garë me të gjitha komunat që LDK ka pasur kryetar komunash. Jemi në garë në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren dhe në komunat tjera në Vushtrri, të cilat kanë rikthyer edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës si lëvizja më e madhe në Kosovë”, theksoi Abdixhiku.

Ai tha se do ta rikthejnë Prishtinën pas balotazhit.

Doruntina Maloku nga LDK tha se presin që t’i mbajnë në qeverisje ato komuna që i kanë pasur pa balotazh. /KP/