Aktuale

LDK po kërkon dorëheqjen e tij, Konjufca vazhdon aktivitetet si kryeparlamentar

LDK e VV tashmë e kanë një nyje të re në tentativat e tyre për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion.

Partia e Isa Mustafës tani po kërkon me ngulm që posti i kryekuvendarit t’u kthehet atyre, ashtu siç ishin marrë vesh paraprakisht në bisedimet e mëhershme, shkruan lajmi.net.

E përderisa kjo gjendje po vazhdon, Konjufca po e ushtron postin e tij.

Madje, ai sot në cilësinë e kryeparlamentarit, do të bëj homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në nder të 23 vjetorit të rënies heroike të tij.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kuvendit.

the authorGazetaKNN