Aktuale

LDK: Pas votimit të demarkacionit duam zgjedhje të reja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Parlamenti po lë në gjysmë seancat sepse nuk ka pajtueshmëri tek koalicioni qeverisës për tema të caktuara.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, ka thënë se kjo parti është pro demarkacionit por pas votimit të demarkacionit, Parlamenti duhet të shpërbëhet.

“Katër seanca të hapura, përfshirë edhe atë për demarkacionit nuk po zhvillohen. Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për të dalur nga kjo situatë. Pezull ka mbetur demarkacioni, LDK mbështetë këtë marrëveshje, presim që koalicioni të sigurojë votat. Pas demarkacionit, Parlamenti duhet të shpërbëhet dhe të krijohet një qeveri që do të integrojë Kosovën në BE”, ka thënë Hoti, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se kryeministri dhe ministrat nuk po marrin pjesë në seancë dhe janë të papërgjegjshëm ndaj pyetjeve të deputetëve.

“Kryeministri nuk merr pjesë në seanca për shkak të frikës së tyre me përballjen me deputëtë. Kryeministri dhe ministrat nuk marrin pjesë dhe nuk përgjigjen në pyetjet e deputetëve dhe ato vjetërohen derisa ata u përgjigjen”, ka thënë Hoti në konferencë për media./Periskopi/