Aktuale

LDK nuk tregon a e ka takuar Kurz Mustafën, pritet të lëshojnë deklaratë rreth vizitës së tij

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka takuar dy krerë të rëndësishëm të shtetit tonë sot në Prishtinë. Kurz fillimisht zhvilloi takim me presidentin Thaçi ku para syve të tij doli kundër ushtrisë së Kosovës, dha edhe lajm të keq për procesin e liberalizimit të vizave. Ndërsa, doli në konferencë për shtyp edhe me kryeministrin Haradinaj, në prani të cilit u duk më i matur në deklarata.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së Isa Mustafën. Për këtë Gazeta Express ka pyetur zëdhënësin e partisë së Mustafës, Besian Mustafën i cili nuk dha përgjigjje konkrete nëse kreu i LDK-së u taku me Kurz-in, tha se për pak minuta do të lëshojnë një komunikatë për media.

“Jemi tu e përgatit një komunikatë, për krejt deklaratat e tij edhe e lëshojmë për media”, tha Mustafa.

Vizita e Kurtz ka ngjallur reagime të shumta në opinion ai ka dalë hapur kundër proceseve kryesore të Kosovës dhe është shprehur skeptik për Ushtrinë, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

the authorBurbuqe Metolli