Aktuale

LDK në Gjilan në fund të muajt publikon emrin e kandidatit për kryetar komune

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan është drejt përmbylljes së debatit të brendshëm dhe në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave locale për Gjilan.

Të gjitha organet e degës, nëndegëve dhe forumeve kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK-së.

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët e rugovistëve”, thuhët në komunikatën e LDK-së.