Fun

LDK në festë!

LDK- po feston për kalimin e Ramiz Kelmendit në këtë parti. Mësohet se me kalimin e tij në parti, ai ka premtuar që të gjithë anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari i partisë dhe gjithë këshilli i përgjithshëm i LDK-së do të kenë zbritje 15% në rrjetin e dyqaneve të ETC-së, të cilën e drejton ai.

Përveç kësaj, Kelmendi për këtë do ta lejojë edhe “veresijen”.

Ende nuk është e konfirmuar nëse kjo do të vlejë edhe për anëtarët e kuvendit të përgjithshëm.

Në LDK, as nuk e mohuan, as nuk e pohuan këtë informatë. Kështu që ky lajm mbetet i pakonfirmuar. /Gazeta KNN