Aktuale

LDK: Mosmirëmbajtja e rrugëve në Prishtinë, rrit rrezikshmërinë

Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, në një konferencë për media kanë adresuar disa çështje për siç thonë ata, dështimet e qeverisjes komunale.

Kritika ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit ka pasur rreth mirëmbajtjes së sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugët I, parkingjet dhe hapësirat tjera të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj konference, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në kuvendin komunal Agim Gashi,  si dështim tjetër të qeverisjes aktuale në Prishtinë e ka përmendur edhe rrugët e qytetit duke vënë theksin në pjesët rurale, ku sipas tij, këto rrugë nuk janë mirëmbajtur që nga vitet 2012-2013.

Gashi tha se bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmërisë në rrugët tona, pengon lëvizjen normale të këmbësorëve dhe automjeteve.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës është e obliguar të mirëmbajë rrugët dhe hapësirat përkatëse t’i mirëmbajë gjatë plotë 24 orëve përgjatë 12 muajve të vitit./KosovaPress/