Aktuale

LDK mblidhet për t’a definuar qëndrimin ndaj AKR’së

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka filluar mbledhjen e kryesisë në krye me Isa Mustafën. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet lidhur me qëndrimin e ri të AKR’së për krijimin e institucioneve si dhe përzgjedhjen kandidatëve të kësaj partie për kryetarë të disa komunave.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.

Anëtarët e Kuvendit e kanë autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacollin që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.