Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se meritat për arritjen e miratimet të ligjit për Trepçën i takojnë qeverisë së Kosovës dhe kreut të saj Isa Mustafa, i cili njëherësh është edhe kryetar i kësaj partie.
“Duke vlerësuar kontributin e subjekteve politike që përkrahën miratimin e këtij Ligji në Kuvend, LDK konsideron se miratimi i tij dhe hapja e perspektivës zhvillimore të Trepçës është edhe një premtim i mbajtur nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.” thuhet në komunikatën e LDK-së.
Sipas LDK-së, miratimi i ligjit për Trepçën, përcakton qartë që resurset e gjigantit ekonomik janë pronë e Republikës së Kosovës.
LDK ka shtuar se prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Kosovës./KosovaPress/