Aktuale

LDK kërkon shkarkimin e zv.ministrit Gashi për gjuajtje me armë

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së, ku kryeministri do të deklarohet rreth gjuajtjes me armë të zëvendësit të tij, Dardan Gashi.

Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme në Kuvend tha se kjo parti ka thirr këtë interpelancë pasi që duhet të jepet llogari për këtë çështje, transmeton Gazeta Express.

Udhëheqësit e institucioneve duhet jepin llogari dhe mos të jenë ndesh me ligjin.

Sipas tij LDK kërkon menjëherë dorëheqjen e menjëhershme të zv.kryeministrit Dardan Gashi për gjuajtën me armë zjarri.

Ai tha se skema të tilla ku ai gjuan më armë janë skena të aktit kriminal që janë të ndalueshme me ligjet e Kosovës.

“Ka bërë rrezikim të jetës së njerëzve dhe ka thyer ligjin”, tha Zemaj.

Ai ka paraqitur edhe kërkesën e interpelancës ku kërkohet shkarkimi Gashit.

“Kuvendi kërkon përgjegjësi nga qeveria për veprimet të tilla nga zyrtarët qeveritarë. Kërkon shkarkimi i zëvendëskryeministrit dhe ministri Gashi”, tha Zemaj./Gazeta Express/