Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend.
“Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen në të cilën po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend.
LDK-ja do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli miraton listën, prandaj ftojmë të gjitha mediet që mos të spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton KosovaPress.