Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti konsideron se koalicioni qeverisës, PANA-Lista Serbe, është i shpartalluar dhe si i tillë nuk do të ketë jetëgjatësi.Në konferencën e përjavshme të GP të LDK-së, e cila ka nisur nga kjo e premte Hoti, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të fus në rend të ditës marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, për ratifikimin e saj, duke shtuar se qeveria aktuale mund të llogarisë edhe në votat e deputetëve të LDK-së për miratimin e saj, raporton GazetaBlic.com
“Ne kërkojmë që shumë shpejt të procedohet në Kuvend për ratifikim marrëveshja për Demarkacionin. Lidhja Demokratike e mbështet fuqishëm këtë marrëveshje. Pas miratimit të saj, qeveria duhe të dorëhiqet dhe sovrani të zgjedhë qeverinë e re”, ka thënë ai.
Hoti, më tej ka shtuar se janë duke i bërë përgatitjet për të marrë shtetin në dorë dhe se për një gjë të tillë po marrin mbështetjen të qytetarëve.
“Ne po bëjmë përgatitjet për të drejtuar shtetin, po ashtu jemi duke marrë mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve. Brenda pak ditëve do të dalim edhe me një platformë për mënyrën e qeverisjes sonë”, ka deklaruar Hoti.Sipas shefit të GP të LDK-së, asnjë seancë plenare nuk zhvillohet si duhet kur nuk merr pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës.“Une besoj se kryeministri ne fund do të marrë faturen për zgjedhje të parakohshme”, tha Hoti.
LDK ka mbajtur konferenca të premteve edhe paraluftës nga ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kohës së okupimit, kur udhëhiqej nga ish-presidenti Rugova, çdo të premte mbante konferenca të rregullta të komunikimit me media.Përfaqësuesit e LDK-së pretendojnë që ky subjekt politik ende përfaqëson frymën rugoviane./Gazeta Blic/