Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia e Mimoza Kusari Lilës, Alternativa, tashme kanë lidhur koalicion parazgjedhor.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të KTV-së, të cilat potencojnë se shumë shpejt do të mbahet konferenca për shtyp për të bërë të ditur detajet e tjera të koalicionit.
Pavarësisht që KQZ-ja thotë se Alternativa nuk mund të lidh koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit me asnjë parti politike për faktin që nuk është regjistruar si e tillë, zëra brenda Alternativës thonë se ata do të jenë në Listën e LDK-së dhe atë si pjesë koalicionit.
Konferenca pritet të mbahet sot.