Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në komunikatën dërguar mediave nga partia e Isa Mustafës thuhet se vendimi i gjykatës së Colmar-it konfirmohet se aktakuzat e Serbisë janë të pabazuara.
“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, thuhet në komunikatën e LDK-së.