Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një rezultat të kënaqesëim krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të po këtij viti.
Kjo parti ka arritur të fitojë katër komuna sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, gjë që e rendit si partinë e cila ka fituar më së shumti komuna në raundin e parë zgjedhor.
Kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri në mbi 99 përqind të votave të numëruara, ka marrë 50,35%.
Në Lipjan Imri Ahmeti i LDK-së ka marrë 59,57%, gjë që i ka siguruar pozitën e kryetarit të kësaj komune edhe për një tjetër mandat.
LDK ka fituar edhe në Fushë Kosovë me kandidatin e saj Burim Berisha i cili ka marrë mbi 63,41% të votave.
Partia e Isa Mustafës ka dalë fituese edhe në Viti, ku kandidati për kryetar Sokol Hamiti ka marrë mbi 52,98% të votave.
Në rrethin e dytë zgjedhor LDK do të garojë në dhjetë komuna: Prishtinë, Ferizaj, Istog, Obiliq, Podujevë, Kamenicë, Shtime, Rahovec, Vushtrri dhe Suharekë. /KosovaPress/