Aktuale

LDK e vendosur për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

7 votat e LDK-së në Kuvend, janë të sigurta për rrëzimin e Qeverisë.

Kështu deklaroi për televizionin deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami, e cila theksoi se LDK e ka marrë seriozisht nismës për rrëzimin e Qeverisë Bajrami duke folur për përkrahjen e Vetëvendosjes në këtë çështje ka theksuar se partitë politike duhet ta vendosin interesin shtetëror para atij partiak.

E deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu po e vë në dyshim seriozitetin e LDK-së për këtë mocion.

Haxhiu shton se Vetëvendosje e kundërshton krijimin e një qeverie teknike, sepse sipas saj Kosova ka shumë probleme.Edhe analisti Shemsi Jashari, LDK-në nuk e sheh të gatshme për zgjedhje.

Ai thotë se mocionin për rrëzimin e Qeverisë, LDK nuk do ta dërgojë në Kuvend.
Ndërsa anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami si i ftuar në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel thotë se zgjedhjet e mundshme humbin mundësinë e liberalizimit të vizave.

Kujtojmë se asnjë nga Qeveritë e pasluftës, nuk ka arritur që ta qojë deri në fund mandatin e tyre.