Degët e Lidhjes Demokratike të Prishtinës kanë reaguar në lidhje me një deklaratë të deputetes Albulena Haxhiu ndaj kryeministrit Isa Mustafa.
Haxhiu sipas LDK-së i ka dalë në mbrojtje kryetarit aktual të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. LDK e Prishtinës, reagimin e Haxhiut e quajnë iritues, sipas të cilëve Haxhiu ka “vjell vrer ndaj kryeministrit të vendit”.
Reagimi i LDK-së:
Albulena Haxhiu, e cila gjatë muajve të kaluar, me veprimet e rrezikshme dhe të turpshme, irritoi opinionin vendor, rajonal e ndërkombëtar.
Ajo që me sjelljet e saj i tmerroi fëmijët e Kosovës dhe rrezikoi shëndetin e deputeteve dhe deputetëve të Kuvendit.
Ajo që s’la gjë pa bërë për të quar shtetin drejt anarkisë, duke mos kursyer jetën e policëve, duke djegur institucione, shtëpi të banimit, makina familjare.
Ajo që me dhunën e skajshme ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në UNESCO dhe tash po bën çdo përpjekje për t’i lënë kosovarët pa liberalizim vizash.
Ajo që tentoi ta kontrabandojë burrin e saj, me të kaluar të dyshimtë inkriminuese, në ndërmarrjet komunale të Prishtinës, për përfitime materiale. Personi që për të mbijetuar politikisht, nuk ka asnjë kufi moral, etik e politik. Andaj, as dorëheqja nuk mund ta pastroj figurën e saj nga “bëmat” e saj gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq, vet fakti që Shpend Ahmeti ka ardh në derexhe që ta mbroj Albulena Haxhiu është dëshmi e gjendjes së tmerrshme ku është zhytur ai.