Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përmbyllur marrëveshjen e bashkëqeverisjes në Prishtinë, e cila është arritur mes kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe ish kandidatit të AAK-së, Arbër Vllahiu.
“LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës.
Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mire dhe llogaridhënëse. Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatën e LDK-së.