Aktuale

LDK dhe AKR nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, kanë arritur koalicionin parazgjedhor.

Marrëveshja është arritur mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli dhe është nënshkruar në villen e Pacollit në Hajvali, raporton KosovaPress.

Marrëveshja është arritur vetëm pak orë para përfundimit të kohës zyrtare për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit./KosovaPress/