Aktuale

LDK demanton mediat

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton të gjitha mediat se nuk është duke u mbajtur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe çdo lajm për këtë ngjarje është i pavërtetë.

Për çdo mbledhje, si çdo herë do të njoftoheni në kohë, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Reagimi i LDK-së vjen pasi që një pjesë e mediave raportuan se sot është duke u mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.