Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk mund të japë votat e saj përderisa në kuadër të projektligjit është edhe raporti i Komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
Ata duan që ky raport të jetë vetëm informues, por jo edhe pjesë e projektligjit dhe të ndryshohet formulimi i një fjalie ku përfolet Komisioni që krijoi Isa Mustafa, shkruan gazetametro.net.
Ndërkaq, disa deputetë të LDK’së kanë thënë në kushte anonimiteti se nuk mund të votojnë për një raport ku shkruan se Komisioni i Murat Mehës ka bërë vepër penale me falsifikimin e hartave.
Këtë propozim po e kundërshton Ramush Haradinaj, pasi nuk po e pranon largimin e raportit dhe as ndryshimin e formulimit.
Ndryshe, Metro raportoi më herët se në zyrën e Kadri Veselit janë mbledhur Haradinaj, Hoti e Thaçi e ku po mundohen të gjejnë një konsensus. Ndërkohë, Lista Serbe është deklaruar kundër marrëveshjes, ani pse dje kishin dhënë sinjale se mund ta bëjnë./gazetametro.net