Aktuale

LDK bëri homazhe tek varri i policit Izet Demaj

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë pjesë në varrimin e policit Izet Demaj, i cili u vra gjatë orarit të punës në Istog.

“Polici Demaj që luftoi për Kosovën dhe idealet e lirisë atëherë kur ishte më së rëndi, u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës”, shkruan në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të LDK-së në Facebook:
Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i policit z. Izet Demaj

Sot në Koshare, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i udhëhequr nga kryesia e LDK-së, mori pjesë në varrimin e policit të ndjerë z. Izet Demaj, i vrarë më 27 dhjetor 2018, dhe bëri homazhe tek varri i tij.

Demaj, që luftoi për Kosovën dhe idealet e lirisë atëherë kur ishte më së rëndi, u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Republikës së Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lavdi!

LDK – Zyra për Informim

the authorBurbuqe Metolli