Aktuale

LDK akuzon komunën e Prizrenit për ndërtime pa leje në zonën e Kabashit

Përfaqësues të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten, kanë akuzuar Komunën e Prizrenit dhe institucionet e tjera shtetërore se po dorëzohen para uzurpatorëve të pronës publike dhe degraduesve të natyrës, shkruan sot Koha Ditore.

Dega e LDK-së në Prizren përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin se në Kabash mbi fshatin Korishë vazhdon degradimi i mjedisit përmes ndërtimit pa leje dhe kjo në pronë publike.

“Kjo zonë e bukur malore, edhe pse zonë e mbrojtur e natyrës, ngadalë po fillon degradimi i saj përmes ndërtimeve pa kritere, pa u kujdesur për të ruajtur habitatin natyror të saj. Dhe ç’është më e keqja këto ndërtime po bëhen në prona publike, duke përvetësuar parcelat e përbashkëta”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Kjo parti ka vlerësuar se nëse vazhdohet me këtë trend të ndërtimeve pa leje dhe në prona shoqërore dhe se “nëse kjo dukuri nuk ndërpritet që në zanafillën e saj, atëherë do vijë një kohë kur njerëzit e papërgjegjshëm do të uzurpojnë pronat e përbashkëta edhe brenda qytetit”…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës