Rajon & Botë

Lavrov-Tillerson takohen javën e ardhshme në Manila

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të takohen javën e ardhshme në Manila të Filipineve për të biseduar për marrëdhëniet bilaterale të dyja shteteve.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Dy zyrtarët e lartë shtetërorë janë pajtuar për takim në margjinat e samitit rajonal ASEAN, transmeton Reuters.

Ata në bisedën e sotme telefonike diskutuan për situatën në Korenë e Veriut dhe problemet globale, thuhet në kumtesën e MPJ të Rusisë.