Rajon & Botë

Lavrov-Tillerson diskutojnë për problemet globale

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson diskutuan sot në Hamburg për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për problemet globale, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Takimi, i cili është mbajtur në margjinat e samitit G20, ka zgjatur një orë, transmeton TASS.