Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi sot se pohimet e Uashingtonit se Rusia është përfshirë në punët e brendshme të SHBA-ve, është qartë e drejtuar në ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
“Nuk kemi dyshim se kjo është e orkestruar në përpjekjen që të ndryshohen rezultatet e zgjedhjeve, në të cilat ka fituar Donald Trump”, ka thënë Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij belg Didier Reynders, transmeton TASS.