Shëndetësi

Lansohet projekti për parandalimin dhe shërimin e kancerit

Sot është bërë lansimi i projektit të  Skriningut të Kancerit të Qafës së mitrës ne Komunën e Prishtinës, pilotim ky që do të bëhet për herë të parë  në Kosovë. 

Ky projekt synon të shërbejë si model në krijimin dhe implementimin në tërësi të programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës  në Kosovë.

Pjesë e këtij prezantimi ishte  edhe zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Izet sadiku i cili u shpreh i gatshëm që të ndihmoj të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri.

Arben Vitia nga Komuna e Prishtinës tha se shëndeti i gruas  është mjaft i rëndësishëm, andaj duhet të merremi me parandalimin dhe shërimin e kancerit  tek gratë.

Sipas tij, nëse ky pilot projekt ka sukses, atëherë do të bëjë që shumë gra të shërohen nga kanceri./KosovaPress/