Megjithë rregullat e njësuar të azilimit në Gjermani ka dallime të mëdha në kuotat e dhënies së azilit në landet e ndryshme të Gjermanisë. Këtë e tregoi një studim.Rregulla të njësuara, praktika të ndryshme: çështja nëse një azilkërkuesi i njihet statusi i refugjatit në Gjermani me sa duket nuk varet vetëm nga shkaqet e azilit.
Por në një masë të konsiderueshme nga fakti se në cilin vend në Gjermani e paraqet ai kërkesën për azil.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Konstancës.Punonjësit e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) kur marrin vendimet e tyre për kërkesat për azil, marrin në konsideratë “ndjeshmëritë në perceptim” të landit ku ndodhet qendra përkatëse vendimmarrëse, shkruajnë autorët e studimit, Lisa Riedel dhe Gerald Schneider, në “Revistën Politike Trimestriale”.
Ata flasin për një “llotari azili”, sepse fati i kërkuesve të azilit me sa duket varet fort nga fakti se në cilin land federal i ndajnë.Në bazë të kësaj, më shumë azilkërkues kanë njohur në vitet 2010 deri 2015 landi i Zarës (Saarland) me 69 përqind dhe Bremeni me 55,7 përqind.
Më pak vetëve u është njohur kërkesa e azilit në landin e Saksonisë, me 26,9 përqind dhe Berlin, me vetëm 24,6 përqind. Ky dallim midis kuotave të njohjes së landeve ka mbetur në parim i pandryshuar edhe në kuadër të viteve të veçanta, megjithëse numri i rasteve të azilit që janë njohur u rrit shumë prej vitit 2010 deri 2015.Studiuesit patën parasysh në punën e tyre edhe faktorë të tillë, nëse ka qenë origjina e azilkërkuesve ajo që i ka bërë vendimmarrësit në qendrat e ndryshme të BAMF-it që të marrin vendime të caktuara.
Me të vërtetë, për refugjatët nga Siria numri i njohjeve të kërkesave për azil është pak a shumë i balancuar. Por dallimet në refugjatët nga Iraku dhe Afghanistani kanë qenë më të mëdha.Kështu, në landin e Saksonisë së Poshtme u njohën 75,5 përqind e lutjeve nga Iraku për të marrë azil, kurse në Saksoni Anhalt kjo shifër ishte 37,5 përqind. Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, kuota e njohjeve të kërkesave të refugjatëve nga Afganistani ishte 34,4 përqind, kurse në Brandenburg qe vetëm dhjetë përqind.
Rregulla të njësuara, praktika të ndryshme: çështja nëse një azilkërkuesi i njihet statusi i refugjatit në Gjermani me sa duket nuk varet vetëm nga shkaqet e azilit. Por në një masë të konsiderueshme nga fakti se në cilin vend në Gjermani e paraqet ai kërkesën për azil. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Konstancës.
Punonjësit e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) kur marrin vendimet e tyre për kërkesat për azil, marrin në konsideratë “ndjeshmëritë në perceptim” të landit ku ndodhet qendra përkatëse vendimmarrëse, shkruajnë autorët e studimit, Lisa Riedel dhe Gerald Schneider, në “Revistën Politike Trimestriale”. Ata flasin për një “llotari azili”, sepse fati i kërkuesve të azilit me sa duket varet fort nga fakti se në cilin land federal i ndajnë.
Në bazë të kësaj, më shumë azilkërkues kanë njohur në vitet 2010 deri 2015 landi i Zarës (Saarland) me 69 përqind dhe Bremeni me 55,7 përqind. Më pak vetëve u është njohur kërkesa e azilit në landin e Saksonisë, me 26,9 përqind dhe Berlin, me vetëm 24,6 përqind.
Ky dallim midis kuotave të njohjes së landeve ka mbetur në parim i pandryshuar edhe në kuadër të viteve të veçanta, megjithëse numri i rasteve të azilit që janë njohur u rrit shumë prej vitit 2010 deri 2015.Studiuesit patën parasysh në punën e tyre edhe faktorë të tillë, nëse ka qenë origjina e azilkërkuesve ajo që i ka bërë vendimmarrësit në qendrat e ndryshme të BAMF-it që të marrin vendime të caktuara.
Me të vërtetë, për refugjatët nga Siria numri i njohjeve të kërkesave për azil është pak a shumë i balancuar. Por dallimet në refugjatët nga Iraku dhe Afghanistani kanë qenë më të mëdha.Kështu, në landin e Saksonisë së Poshtme u njohën 75,5 përqind e lutjeve nga Iraku për të marrë azil, kurse në Saksoni Anhalt kjo shifër ishte 37,5 përqind. Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, kuota e njohjeve të kërkesave të refugjatëve nga Afganistani ishte 34,4 përqind, kurse në Brandenburg qe vetëm dhjetë përqind