Sport

Lamtumirë Real, Coentrao befason me klubin e ri (Foto)

Fabio Coentrao, mbrojtësi i Real Madridit, tashmë ka dy oferta në dorë

Mbrojtësi portugez, Fabio Coentrao mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës edhe pse ka kontratë deri në vitin 2019.

Ai nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, dhe gjatë verës mund të gjej një klub të ri.

Sipas Calciomercato.com, Coentrao ka zgjuar interesimin e Sporting Lisbonës dhe Galatasarayt, përcjell Express.

Coentrao ishte transferuar në Real Madrid në vitin 2011 nga skuadra portugeze, Benfica.