Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme.
Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna, transmeton “Zeri.info”.
Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.
Thelbi është i pasur në kripëra minerale, si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitë kanë dhënë rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe për ata të cilët janë anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.
Nuk këshillohet përdorimi i lajthive të atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretja me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës). /ZËRI/